Në vigjilje të Pashkës, atomosferë festive në Korçë! Çelet panairi me produkte artizanale

2 Maj, 16:45| Përditesimi: 2 Maj, 16:57

  • Share

Atmosfera festive e Pashkës ortodokse ka nisur të ndihet në qytetin e Korçës që pritet të kthehet në kryeqendër të festimeve të dielën. Tashmë një traditë e përvitshme është organizimi i panairit të pranverës ku artizanët ekspozojnë produktet e tyre me motive festive.

 

Tefta Hajdarhoxha nga Gjakova merr pjesë për herë të parë në këtë panair me bizhuteri të bëra me guaska e perla. Një tjetër tregtar besnik i këtij panairi është Korse Furxhi, i cili tregon se ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit pjesëmarrja e qytetarëve në panair ka qenë më e dobët ndërsa për atë si artizan kostot janë rritur me disa herë.

 

Ndërsa Etleva tregton produktet e baltës të cilat janë karakteristike për festën dhe për zonën e Korçës.  Një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike priten që të zhvillohen këto ditë në vigjilje të festës së pashkës ortodokse. Pritet që fluks të ketë edhe në doganën e Kapshticës ku shqiptarët që punojnë në Greqi vijnë të kalojnë pushimet në vendlindjen e tyre.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?