Edi Rama dhe Albin Kurti

'Servilizmi ndaj Albinit që të shpie në urrejtjen ndaj Ramës'

19 Maj 2022, 10:44| Përditesimi: 19 Maj 2022, 11:02

  • Share

Për shkak të qëndrimeve të ndryshme të Gjukanoviçit dhe Abazoviçit ndaj Open Ballkanit, lexo servilizmin ndaj Albinit që e shpie në urrejtjen ndaj Ramës, ky gajle se ka pse rren hapur.

Abazoviçi s’ka qenë kurrë krah i djathtë i Millosheviçit kur ai vendosi aparteidin në Kosovë siç ka qenë Gjukanoviçi.

Abazoviçi s’ka qenë në pushtet si Gjukanoviçi kur nga Podgorica bombardohej Dubrovniku me armatën e Millosheviçit.

Abazoviçi nuk ka qenë kurrë në listat e Interpolit dhe policisë anti-mafia italiane dhe evropiane.

E që pastaj në ndërkohë Gjukanoviçi bëri mirë që ndërroj anë edhe u bë kundër pushteteve në Beograd dhe për euro-atlantizëm, kjo është temë tjetër.
Përtej motiveve të tij.

Por ta manipulosh opinionin duke e paraqitur Abazoviçin si më pro-serb se Gjukanoviçi, edhe atë duke u paraqitur veten si të majtë progresiv dhe nacionalist, siç i pëlqen Zaimit ta portretizojë veten, ky është kulmi i poshtërisë dhe gënjeshtrës.

Abazoviçit, shqiptarit të së majtës liberal-qytetare të gjelbërt. Fullirant, manipulues dhe gënjeshtar.

Thjesht kështu flet kur për bindje dhe parim ke vetëm servilizmin.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?