Në timon të droguar, 3 të rinj arrestohen në Tiranë! Shkon në 21 numri i shoferëve që i ‘merr në qafë’ AquilaScan

8 Qershor 2022, 13:36| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 13:41

  • Share

Tre të rinj të cilët drejtonin makinën nën efektin e drogës janë vënë në pranga nga policia e Tiranës ditën e sotme. Vetë uniformat blu, përmes një njoftimi, bëjnë me dije se S.K, 31 vjeç, , D. M., 32 vjeç, dhe E. N., 21 vjeç janë kapur në flagrancë nën efektin e lëndëve narkotike dhe u është komunikuar arresti dhe të tre janë në hetim tashmë nga prokuroria.

Me tre të rinjtë, shkon në 21 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas aplikimit të testimit me aparatin AquilaScan nga policia rrugore.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat Policia Rrugore apelon edhe një herë për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112 për çdo rast që konstantojnë kur shkelen rregullat e qarkullimit rrugor.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?