Në timon nën efektin e drogës, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

14 Shkurt, 10:23| Përditesimi: 14 Shkurt, 10:41

  • Share

Një 21-vjeçar, që drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve, është vënë në pranga nga policia e Tiranës.

I riu është vënë re nga policia, teksa manifestonte sjellje të dyshimta. Pas verifikimeve të kryera ku rezultoi në efektin e alkoolit, në masën 0.21 mg/l dhe nga verifikimi me drogtestues rezultoi në efektin e lëndës droguese THC.

Ndaj tij, rëndon vepra penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

'Shkon në 115 numri i drejtuesve të mjeteve cilët janë konstatuar në efektin e lëndëve narkotike. Së fundi, gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit me iniciale A. F., 21 vjeç, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë, mbas verifikimeve të kryera ku rezultoi në efektin e alkoolit, në masën 0.21 mg/l dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi në efektin e lëndës droguese THC. 

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit, si i dyshuar për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.   Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.'- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?