‘Ne të dy mund të shkojmë shumë mirë’, Obama gjen ‘gjysmën e tij’, vogëlushja i ‘fiton’ zemrën

23 Dhjetor 2021, 09:55| Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 10:00

  • Share

SHBA- "Ke ndonjë libër të preferuar?”, kjo ishte pyetja me tone miqësore e ish-presidentit amerikan Barack Obama për një vajzë të vogël në një qendër vaksinimi.

“Vezë jeshile dhe proshutë”, ia ktheu ajo menjëherë, pa hezitim, ndërsa Obama i tha se ishte edhe i preferuari i tij. Së bashku me ekspertin e shëndetësisë Anthony Fauci, ish-presidenti vizitoi një qendër vaksinimi, ku edhe i takua me mikeshën e tij më të re.

Pasi dyshja ra dakord se shkojnë në “gjithçka”, Obama i tha vogëlushes “Ne të dy mund të shkojmë shumë mirë. Kjo ishte fantastike!”.

“Mendoja se dija gjithçka për ‘Vezë jeshile dhe proshutë’, por në qendrën e vaksinimit Kimball Elementary takova binjaken time”, shkruan ai në Twitter.

Videoja e lezetshme është bërë virale në internet dhe është shpërndarë nga mijëra shikues.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?