Luis Rubiales

Në Spanjë ngrenë akuza të rënda për Luis Rubiales: Superkupa në Arabi në këmbim të tokave, po ndërtohen hotele

25 Mars, 22:56
  • Share

Telashe të reja për Luis Rubiales, ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, i cili pas çështjes “Hermoso” duhet të mbrohet nga akuzat e rënda.

I hetuar për korrupsion, keqmenaxhim dhe pastrim parash, 46-vjeçari akuzohet se ka organizuar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite në këmbim të ryshfetit në formën e tokës për ndërtimin e hoteleve në vendin e Gjirit.

Në qendër të hetimit, siç u përmend, është dëshmia e dhënë më 15 nëntor 2022 nga xhaxhai dhe ish-shefi i kabinetit të kryesisë së Federatës Spanjolle të Futbollit, Juan Rubiales, i cili dha dorëheqjen nga posti për shkak se nuk ishte dakord me drejtimin e nipit.

Hetimet nisën edhe pas ankesës së paraqitur në organet gjyqësore për kontratat e nënshkruara nga Luis Rubiales, me ndërmjetësimin e kompanisë “Kosmos” të ish-futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique, për transferimin e Superkupës në Arabinë Saudite.

Deri më tani janë bërë 7 arrestime dhe 5 persona të tjerë janë nën hetim. 'Garda Civile' tha se Rubiales nuk është në mesin e të arrestuarve sepse, sipas burimeve të “Associated Press”, ish-presidenti aktualisht ndodhet jashtë vendit në Republikën Domenikane.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?