Antonio Conte

Në Spanjë janë të bindur, Antonio Conte shihet si pasardhësi i Xavit

6 Shkurt, 22:23
  • Share

Xavi Hernandez nga qershori i këtij viti nuk do jetë më pjesë e Barcelonës. Trajneri disa ditë më parë njoftoi largimin, duke thënë se në klub ka një presion të madh. Tanimë mediet në Spanjë bëjnë me dije se për stolin e katalanasve shihet edhe Antonio Conte.

Conte ka mbetur pa punë që nga largimi i tij nga Tottenham në fund të marsit të vitit të kaluar. Ai ishte shumë i lidhur me Napolin pas shkarkimit të Rudi Garcias, por në fund zgjodhi të mos bashkohej me kampionët në mes të sezonit. Siç raportohet nga gazeta spanjolle Sport, Barcelona ka shtuar Conten në listën e zëvendësuesve të mundshëm të Xavit edhe nëse italiani nuk i përshtatet veçanërisht stilit dhe filozofisë së tyre të zakonshme të lojës.

Kandidatë të tjerë të fortë tani për tani janë Thiago Motta, edhe pse drejtori sportiv Deco pretendoi se ai nuk e ndjek Bolognan, Jurgen Klopp pas largimit të tij nga Liverpool dhe ish-trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?