Luiz Ejlli, Butrint Imeri

Në shtëpinë e BBVIP vendoset kënga e Butrint Imerit, reagon Luizi: Ç'janë këto tekste pa pikë kuptimi!

7 Prill 2023, 13:34| Përditesimi: 7 Prill 2023, 13:43

  • Share

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” vazhdimisht vendoset muzikë ku banorët këndojnë dhe kërcejnë nën ritmin e këngëve të ndryshme. Mbrëmë teksa djemtë ndodheshin në dhomën e ndenjes dhe vajzat në një ambient tjetër duke shijuar ‘Pyjama Party’, u vendos një këngë e këngëtarit Butrint Imeri.

Kjo nuk i ka pëlqyer këngëtarit shkodran Luiz Ejlli i cili e konsideroi këngën e Butrintit si një tekst pa lidhje.

Tekstin e këngës në fjalë, Lorenc Hasrama nisi që t’ia shpjegonte Krist Aliajt, por e ndërpreu Luiz Ejlli, i cili i kthehet: “Mos ma thuaj më se u preka”.

Këngëtari më pas i drejtohet Bledi Manes duke e pyetur: “Si e shpjegon këtë trendin e teksteve pa kuptim, pa pikë lidhje hiç?”.

“Këtu ne duam ti bëjmë të gjitha. Për këngët e tua sa vetë angazhoheshin?”, pyet Bledi Luizin, i cili i përgjigjet: “Sa të duash”.

“Këtu bën orkestrimin, tekstin, muzikën”, shton Mane.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?