Në Shkodër dëbora pengon zgjedhjet në 3 qendra votimi, komisioneri: Kemi 3 orë të bllokuar! Më mirë të shkojmë në burg sesa të rrezikojmë jetën këtu

6 Mars 2022, 10:20| Përditesimi: 6 Mars 2022, 17:29

  • Share

Në njësinë administrative Pult dhe Shosh në Shkodër procesi i votimit nuk ka nisur ende, për shkak se komisionerët janë bllokuar prej dëborës. Në një lidhje telefonike për Report Tv, Komisioneri i njësisë administrative të Pultit, Dake Çezma tha se ata ishin të bllokuar në dëborë prej 3 orësh.

Ai u shpreh se kushtet e motit ishin shumë të vështira dhe se pavarësisht se i kishin komunikuar se mund të penalizoheshin nëse nuk nisnin procesin e votimit, ai tha se preferon më mirë të shkojë në burg sesa të rrezikojë jetën.

"Ka tre orë që jemi bllokuar. U nisëm që në orën 4 të mëngjesit, duhej të arrinim në orën 7. Materialet i çuam mbrëmë. Nuk e di se çfarë do bëjmë. Urojmë të mundemi të shkojmë. Situata është e rrezikshme, na kanë thënë duhet të shkojmë se s'bën se penalizohemi, por s'kemi ça të bëjmë, më mirë shkojmë në burg sesa të rrezikojmë jetën. Janë 2 qendra votimi që nuk ka nisur procesi, janë 900 persona që votojnë këtu, por është e pamundur për ta, maksimumi 300 persona mund të votojnë", tha ai.

Në vend sot po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, përkatësisht në Shkodër, Dibër, Vorë, Rrogozhinë, Durrës dhe Lushnjë, teksa procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 dhe do të vijojë deri në orën 19:00.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?