Mirlind Daku

Në Rusi presin Euro 2024, Rubin Kazan refuzon 7 milionë euro për Mirlind Dakun

4 Prill, 17:09| Përditesimi: 4 Prill, 17:13

  • Share

Mirlind Daku po lë gjurmë në Rusi dhe "Bussines-Online" shkruan se një nga klubet e Moskës ka ofruar 7 milionë euro për sulmuesin e Kombëtares. Pjesë e Rubin Kazan, për Dakun thuhet se ka qenë Spartaku i Moskës skuadra që e dëshironte 26-vjeçarin në ekip.

Me kontratë deri në verën e 2026, duket se te Rubin Kazan janë të sigurt se Daku do jetë pjesë e Euro 2024 me Shqipërinë dhe për rrjedhojë do ketë një shifër më të lartë se 7 milionë euro në treg.

Në miqësoret e marsit trajneri Sylvinho nuk e grumbulloi gjilanasin, që këtë sezon në elitën e futbollit rus ka kontribuar për Rubinin në shtatë gola, pesë realizime dhe dy pasime finale.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?