Rashid Rakhimov dhe Mirlind Daku

Në Rusi janë të sigurt, Sylvinho fton Mirlind Dakun në Euro 2024

6 Maj, 15:30| Përditesimi: 6 Maj, 15:38

  • Share

Trajneri i Rubin Kazan, Rashid Rakhimov është i sigurt se Mirlind Daku do jetë pjesë e Shqipërisë për në Euro 2024, kjo pas shtatë golave të shënuar këtë sezon dhe formës së mirë që po kalon së fundmi.

Në një bisedë për mediet ruse, trajneri 59-vjeçar ka treguar se Daku i ka cilësitë. Ai më pas ndalet edhe te e ardhmja e sulmuesit të Kombëtares, duke thënë se forma e mirë mund ta largojë nga Rubini.

"Daku do të shkojë në Europian. Nuk kam dëgjuar ende gjë që mund të largohet. Kemi bërë një bisedë me të, i kam thënë që të rritet dhe të zhvillohet. Ka një siguri të madhe dhe potencial. Sigurisht, momenti i ndarjes do të vijë, por mos u nxitoni për këtë moment, së pari duhet të jetë një lojtar i qëndrueshëm dhe të tregojë nivelin e tij.

Ne kemi krijuar një lloj varësie prej tij. Është e vështirë që të ingranohesh si Daku në Rusi pasi vjen nga Sllovenia. Me përmasat e tij, të kesh një driblim të tillë, shpejtësi dhe aftësi për të luftuar, vlen shumë. Patjetër që do të shkojë larg”, tha trajneri i Rubin Kazan.

Në 24 ndeshjet e këtij sezoni në ligën elitare ruse, 26-vjeçari nga Gjilani ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar katër pasime finale. Ftesa e munguar në miqësoret e marsit nga Sylvinho ka 'ndezur' Dakun, që ndeshjet e fundit ka treguar nivel të lartë loje.

Pesë ndeshje dhe një gol me Kombëtaren, ky është bilanci i sulmuesit të afruar së fundmi me kuqezinjtë. Euro 2024 zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrik në Gjermani dhe Kombëtarja bën pjesë në Grupin B, atë të "ferrit", së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?