Klaus Gjasula

Në rrugën e duhur për rikthimin në Bundesligë, Gjasula hedh firmën mbi kontratën e re

4 Janar 2023, 21:50| Përditesimi: 4 Janar 2023, 21:56

  • Share

Klaus Gjasula ka firmosur deri në verën e 2024 me Darmstadt në Bundesligën 2 në Gjermani. Mesfushori pak ditë më parë ka rinovuar kontratën me klubin që është në vendin e parë dhe me gjasë do jetë pjesë e elitës në Gjermani nga sezoni që vjen.

Pikë fikse e formacionit, 33-vjeçari tanimë do jetë pjesë edhe për të paktën një sezon e gjysmë me klubin ku ka prej verës së 2021. Lojtari i Kombëtares kuqezi vuan një dëmtim dhe prej javës nuk është me grupin, teksa pas rikuperimit do jetë një armë më shumë për trajnerin Torsten Lieberknecht.

Me 9 ndeshje këtë sezon, Gjasula njihet për agresivitetin në fushë duke marrë dy herë edhe karton të kuq. "Gladiatori" do vijojë të jetë pjesë e Darmstadt me synim objektivin ngjitjen në Bundesligë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?