Bota

Në rrezik nga talebanët, Britania e Madhe largon nga Afganistani anëtarët e LGBT-së

30 Tetor 2021, 14:17| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 14:31

  • Share

Dhjetëra afganë që i përkasin komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) kanë mbërritur në Britani të Madhe pasi ky vend dhe organizatat për të drejtat e homoseksualëve u angazhuan për t’i larguar ata nga Afganistani. Talibanët morën kontrollin e Afganistanit, në muajin gusht, pas tërheqjes së forcave amerikane dhe të aleatëve. Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe tha se shpreson që gjatë muajve të ardhshëm të largojë nga Afganistani më shumë grupe të komunitetit LGBT.

“Ne luajtëm një rol kyç në largimin e këtyre njerëzve dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar afganët e rrezikuar të largohen nga vendi”, tha ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss në një deklaratë.

Në mesin e 29 afganëve ka studentë dhe aktivistë që kanë ngritur vazhdimisht zërin në mbrojtje të barazisë për komunitetin LGBT në Afganistan. Talibanët sundojnë me rregulla të ashpra të ligjit islamik – Sheriatit, dhe shumë grupe të njerëzve ndjehen të rrezikuar. Personat e komunitetit LGBT janë ndër grupet më të cenueshme në Afganistan. Ministria britanike thotë se shumë prej tyre përballen me nivele të rritura të persekutimit, diskriminimit dhe sulmit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?