Në rrezik muri antik i kalasë së Lezhës, dështon për të disatën herë tenderi! Firmat nuk marrin përsipër ndërhyrjen

15 Tetor 2023, 11:19| Përditesimi: 15 Tetor 2023, 12:14

  • Share

Muri i Lisusit të lashtë në anën veriore të kalasë mesjetare të qytetit të Lezhës, rrezikon ekzistencën. Gurët antik kanë nisur të rrëshqasin që prej vitit 2016 dhe që prej asaj kohe nuk është marrë asnjë masë për t’i dhënë zgjidhje problematikës e cila është shfaqur nga erozioni në këtë zonë.

Krahas humbjes së historisë, rrëshqitje e gurëve është kthyer në rrezik edhe për zonën e banuar në pjesën e poshtme të kalasë.

Specialisti i Trashëgimisë Kulturore në Lezhë Ded Margjoni thotë se projekti i restaurimit është gati, por tenderi ka dështuar për të disfatën herë, pasi asnjë firmë nuk i ka marrë përsipër punimet. Zgjidhjen e cila duhet të jetë emergjente ai e sheh tek Ministria e Kulturës.

Muri antik ka rrëshqitur në një gjatësi prej 20 metrash dhe nëse nuk do të ketë ndërhyrje të shpejtë me nisjen e stinës së reshjeve, mund të shembet plotësisht.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?