Në ring Nurja, Hysa dhe Koçi! Të shtunën përballje historike për boksierët shqiptarë

15 Nëntor 2023, 14:54| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 15:25

  • Share

Të shtunën në kompleksin Feti Borova do të zhvillohen ndeshjet më të forta të boksit që janë parë ndonjeherë në Shqipëri. Spikat përballja e Denis Nurjas, i cili si kundërshtar do ketë kolumbianin Placido Ramirez, i 54 në botë për peshat e mesme, me 24 fitore, 17 prej të cilave me nokaut. Nëse Nurja ia del shanset janë që të ngjitet te 20 boksierët më të mirë në botë.

Në ring do jetë gjithashtu edhe kampioni shqiptar i peshave të rënda, Nelson Hysa. Shkodrani i cili mban vendin e 69 në botë përballet me bjellorusin Viktar Chvarkou. Për Hysën kjo është ndeshja e 12 në boksin profesionist, me 11 të parat që i ka fitore.

“E njoh atë boksier, e di edhe stilin e tij, e kam  parë dhe studiuar. Shpresoj të marrë një fitore të bukur edhe pse është një kundërshtar që lufton dhe bën boks të bukur,”-u shpreh Nelson Hysa, boksier.

Edhe 38-vjeçari Nelson Hysa, pjesë e BS Boxing, ka objektiva të mëdha në boksin profesionist.

“Shpresoj që vitin tjetër të jem te 20 më të mirët e botës. Aty ku edhe më takon për të qenë,”-tha Nelson Hysa, boksier.

Në ring, për herë të parë si boksier profesionist, do të ngjitet edhe kampioni i Ballkanit Amar Koçi, vetëm 17-vjeç. Ai do debutojë kundër boshnjakut Stefan Prodan.

“Kam provuar të ndryshoj stilin luftarak. Kemi bërë stërvitje pak më pasive, jo shumë agresiv. Është boks profesionist me katër raunde dhe merret më qetë se boksi amator. Është diçka e rë për mua, e mirëpret me padurim dhe uroj të arrij sa më lart,”-deklaroi Amar Koçi, boksier.

Të shtunën në kompleksin olimpik Feti Borova do jenë 3 ndeshje për titujt WBC.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?