Testet e COVID-19 të falsifikuara nga dy personat e proceduar

Kronikë

Në Rinas me test të falsifikuar COVID-19, procedohen në gjendje të lirë një 45-vjeçar dhe një 43-vjeçare

13 Prill 2021, 14:06| Përditesimi: 13 Prill 2021, 14:10

  • Share

Dy persona, një burrë dhe një grua, po hetohen në gjendje të lirë pasi tentuan të kalojnë pikën kufitare të Rinasit përmes testeve të falsifikuara të COVID-19, që i identifikonin ata negativ nga virusi.

Policia thotë se njëri nga personat do udhëtonte drejt Gjermanisë e tjetri drejt Athinës. Për zbulimin e dy rasteve u bashkëpunua edhe me klinikat mjekësore që lëshojnë testet e COVID.

Në hetim për veprën “falsifikim të formularëve, vulave apo stampave” janë një 45-vjeçar nga Fushë-Mamurrasi dhe një grua 43-vjeçare nga Kosturi i Hasit.

Policia thotë se nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës po punohet për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?