Leja e re e qarkullimit

Në qershor hyri në fuqi, mbi 32 mijë qytetarë janë pajisur me lejen e re të qarkullimit, Rama: Më pak kosto për qytetarët

9 Gusht 2022, 11:56| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 14:26

  • Share

TIRANË- Leja e re e qarkullimit ka hyrë në fuqi që prej muajit qershor, ndërsa deri më tani me të janë pajisur me të 32 mijë e 724 drejtues mjetesh. Lejet e qarkullimit janë lëshuar në një periudhë kohore prej dy muajsh, nga 6 qershor deri 29 korrik 2022.

Krahasuar me vitin 2021 janë dhënë 1.874 më shumë leje qarkullimi ose 6% më shumë, ndërsa krahasuar me 2018 janë dhënë 11.099 më shumë leje qarkullimi, ose 51%. Shifrat janë publikuar nga kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.

Leja e re e qarkullimit ka zëvendësuar tre dokumente, lejen e vjetër të Qarkullimit, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama thotë se leja e re e qarkullimit ka ulur me 40% kostot për qytetarët, pasi tashmë kushton më lirë, 2.100 lekë nga 3.500 lekë. Nga kjo ulje prej dy muajsh u janë kursyer 45.813,600 lekë qytetarëve.

Leja e re e qarkullimit e mjetit lëshohet për regjistrime të reja ose kur qytetari azhurnon të dhënat e mjetit, kur ndërron pronësinë, kur humb apo dëmtohet leja e vjetër dhe kur qytetari dëshiron vetë të marrë lejen e re. Nuk ka detyrim për mbajtësit e lejes së vjetër të mjetit që ta ndërrojnë atë.

Avantazhet e lejes së re të qarkullimit sipas DPSHTRR

-Nga 3.500 lekë, paguhet 2.100 lekë për lejen e re të qarkullimit. Ka zëvëndësuar tre dukomente në një, lejen e vjetër, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit!
-Leja e re nuk ka vula kolaudimi, pra nuk bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale!
-Leja e re nuk ka afat skadence!
-Leja e re përfshin të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj!
-Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit!
-Leja e re është shumë rezistente, nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet!
-Çdo vit, mbi 150 mijë qytetarë/subjekte që konsumojnë shërbime për regjistrime të reja mjeti, ndërrim pronësie, humbje/dëmtim, ndryshime konstruktive, e shërbime të tjera, dhe do të pajisen me Lejen e re të Qarkullimit, do t'u kursehen 210,000,000 lekë të reja, ose 1.75 milionë Euro!
-Leja e re përmban elementet e sigurisë si: ëatermark - logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres - fije fluoreshente që dallohen me rreze ultraviolet; fluorescent imprints - logo identifikuese e dallueshme me rreze ultraviolet; hologramë - stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës me dizajn të personalizuar!
-Leja e re do ketë edhe QR code drejtpërdrejt nga sistemi DPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme drite, etj!
-Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit gjermane! Eliminohet mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim për çdo verifikim nga autoritetet brenda/jashtë vendit!
-Leja e re do jetë më e vogël, me tre pjesë, më praktike si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar!
-Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Leje Ndërkombëtare Mjeti! Qytetari lehtësohet nga një tjetër kosto e angari që përsëritej çdo tre vjet!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kashari: 09/08/2022 20:09

    Bravo mashtrimi i rradhës Brovo gonxhja hajdut i pa parë vetëm duke vjedhur rri. Si ka mundësi nuk flet populli dele ??? ????????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?