Aksi Korçë-Ersekë

Në qershor përfundon ndërtimi i aksit Korçë-Ersekë! Rama publikon pamjet nga kantieri i ndërtimit: Një vepër madhore për turizmin

19 Shkurt 2023, 08:39| Përditesimi: 19 Shkurt 2023, 08:45

  • Share

Në qershor do të përfundojë së ndërtuari aksi Korçë-Ersekë. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar pamjet nga kantieri i ndërtimit, rrugë të cilën e cilëson si një nga veprat më madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmit.

‘Mirëmëngjes me një nga kantierët më të rëndësishëm të momentit, aksin rrugor Korçë-Ersekë, një vepër madhore për qarkullimin e automjeteve dhe turizmin, që ditë pas dite po merr formë për të qenë gati në qershor të këtij viti, ju uroj një të diel të bukur.’- shkruan Rama.

 

Aksi rrugor Korçë-Ersekë, aktualisht ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Po kështu, aksi i ri do të ketë të gjithë elementët e nevojshëm që lidhen me sigurinë rrugore. Ndërtimi i tij do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/02/2023 00:20

    /LEDINA/,shume dakord me ju.Ironike eshte fakti qe tani makinat qe ngarkohen me trungje te prere per perpunim e dru zjarri nga pyjet e Korces e Kolonjes, do t'a kene kete rruge tani bulevard! Mbillni ca pyje perreth se zona duket si ato zonat e shkaterruara nga shfrytezimi minerar e drusor.Turistet vijne te shijojne pyjet,jo shkretetirat /man made/.

    Përgjigju
  • Moza: 19/02/2023 18:16

    Shyqyr qe esht rregulluar si rruge se tani shkoj kollaj tek vellai im

    Përgjigju
  • Beni: 19/02/2023 16:37

    Per turistet kjo rruge do jete lehtesim i madh

    Përgjigju
  • Dori: 19/02/2023 16:36

    Aks rrugor me sinjalistike rrugore te sakte

    Përgjigju
  • Geri: 19/02/2023 16:24

    Cdo rrug ne vendin ton esht ber shum her me e sigurt,e shtruar dhe me sinjalistikat e nevojshme

    Përgjigju
  • Ledina: 19/02/2023 14:04

    Zoti Kryeminister, ke 10 vjet qe propagandon Turizmin per te huajt, por shqiptaret kane nevoje per ngritjet e Industrive te Perpunimit te Naftes, Mineraleve dhe Prodhimeve Bujqesore. Ne vend te Ministrise Imagjinare te Rinise, rikthe ne Shqiperi te pakten Ministrine e Industrise se Lehte dhe Ushqimore.

    Përgjigju
  • Ina: 19/02/2023 14:01

    Me keto pune qe po beni e keni ndryshuar Shqiperine ne cdo sektor ,vecanerisht ne investimin e rrugeve

    Përgjigju
  • Eda: 19/02/2023 14:00

    Tjeter veper rrugore e cila do na lehtesoje goxha ne levizjen me makina ne kete aks rrugor

    Përgjigju
  • Notknow: 19/02/2023 13:31

    Nje investim i cili na lehteson shume ne kalimin e rrugve si per ne vendasit ashtu dhe per turistet

    Përgjigju
  • Goni: 19/02/2023 13:29

    Nje tjeter aks rrugor i cili do na e lehtesoje edhe me shume qarkullimin e makinave

    Përgjigju
  • Klara: 19/02/2023 13:28

    nje investim mese i nevojshem per turizmin

    Përgjigju
  • Klodi: 19/02/2023 13:24

    Gati per sezonin e veres per te pritur turistet nga e gjithe bota

    Përgjigju
  • titi: 19/02/2023 13:09

    gjithmon e me shume investime ne infrastukturen rrugore

    Përgjigju
  • Kejsi: 19/02/2023 12:59

    Nje tjeter super investim i bere nga qeveria me qellim zhvillimin e ketij vendi.Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?