Në pritje të ëmbël, Eni Koçi poston foton me barkun e rrumbullakosur

25 Qershor 2022, 13:28| Përditesimi: 25 Qershor 2022, 13:56

  • Share

Eni Koçi ka postuar një foto në ashensor e veshur me bluze të gjere e të bardhe ndërsa Genc Prelvukaj qëndron prapa saj. "Nuk e ka mendjen", ka shkruar ajo përmbi foto duke çuar gjithë vemendjen tek barku i saj i rrumbullakosur.

Eni po e kalon shtatëzaninë e saj larg rrjeteve sociale duke mos qenë shumë aktive por herë pas here hedh foto për të hequr kureshtjen e fansave të saj.  Ajo dhe Genc Prevlukaj janë në pritje të vajzës së tyre. 

 Lajmin se janë në pritje të një vajze e bënë publik përmes këngës së tyre të fundit me titull "Ama". Në fund të videoklipit ata kanë vendosur dhe një video "gender reveal" ku u bë e ditur gjinia e fëmijës. Çifti rrethohet  nga një ambient i mbushur me tullumbance dhe zbukurime të ndryshme. Ata plasin së bashku një nga tullumbacet dhe dalin petale roze, që do të thotë se së shpejti do të bëhen me vajzë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?