Qendra e Librazhdit

Në pranga 20-vjeçari në Librazhd, lëvizte me 34 doza kanabis! Në shtëpi i gjenden 2.3 milion lekë

17 Dhjetor 2022, 09:27| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 09:29

  • Share

Një 20-vjeçar në Librazhd është arrestuar nga policia pasi lëvizte në rrugët e qytetit me 34 doza kanabis gati për shitje.

Policia njofton se Darli Çuçulit , 20 vjeç, i është bërë kontroll fizik teksa lëvizte në lagjen nr.1, Librazhd, dhe i janë gjetur 34 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje. 

Policia më pas ka kontrolluar shtëpinë e tij dh ei janë gjetur dhe sekuestruar 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 1.6 kg, 1 aparat celular, 1 peshore elektronike dhe 2 300 000 të rinj të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.    

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?