Droga e sekuestruar në Greqi

Në pranga 2 të rinj, u kapën me 45 kg marijuanë pranë kufirin greko-shqiptar!

29 Tetor 2022, 14:32| Përditesimi: 29 Tetor 2022, 14:33

  • Share

2 të rinjtë janë prangosur nga policia e Greqisë pasi janë kapur me 45 kg marijuanë, teksa ishin pranë kufirit greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga uniformat blu helene pranë qytetit të Grevenasë.   Fillimisht një automjet është pikasur nga policia greke afër kufirit të gjelbër. Policia ka bërë shenjë për të ndaluar por mjeti nuk i është bindur urdhrit.

Është ndjekur deri sa është ndaluar në Grevena. Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 45 pako me 45 kg 650 gram marijuanë. Nga policia janë sekuestruar dhe 4 celularë me 4 karta SIM si dhe 930 euro. Dy shtetas shqiptarë 22 dhe 27 vjeç janë arrestuar nga policia greke.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?