Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Në prag të samitit në Tiranë, reagon Zelensky: Vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës

25 Shkurt, 16:59| Përditesimi: 26 Shkurt, 07:02

  • Share

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në prag të samitit që do të zhvillohet në Tiranë në datat 28-29 shkurt, ka falënderuar Shqipërinë për solidaritetin me Ukrainën.

“Faleminderit për fjalët tuaja të mira dhe solidaritetin e palëkundur me Ukrainën, Bajram Begaj”, shkroi ai.

Në një postimi në rrjetin social X, Zelensky shprehet se pret me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane.

“Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane si për vendet tona ashtu edhe për Europën në tërësi”, shtoi Zelensky në X, ndërsa ka ndarë postimin e Begajt.

Begaj, dje me rastin e shënimit të dyvjetorit të luftës Rusi-Ukrainë shkruante: “Dy vjet pas agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të padrejtë të Rusisë kundër Ukrainës, ne qëndrojmë me frikë nga lufta e guximshme e popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe sovranitet. Ne mbetemi aleatë të palëkundur të Ukrainës, duke mbrojtur së bashku këto parime universale”, shkroi presidenti shqiptar në X.


Lajmi kryesor:

Tirana pret më 28 shkurt samitin e Ukrainës, Zelensky nga lufta për herë të parë në Shqipëri! Çfarë pritet të ndodhë


B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lana: 26/02/2024 06:58

    Ca pritet te ndodhe? Kuptohet ajo pune. Meqe Evropi dhe Jamerika deshtun, dhe e pranun, tani e dine qe vetem AY sja perton Putinit. Ashtu si ahere kur dambllana Enver Hoxha e beri per turshi Hurshovin ne Moske, Edi Rama do ta beje pershesh ne tepsi Putinin. Kuptohet me ndonje qofte mbrapa si bllokmen Tirone ne sarajet e profesor Luces.

    Përgjigju
  • jano: 26/02/2024 01:42

    po shqiperia nje morr bythe eshte ,c'fare prisni nga shqiperia mor aman,,nga keta hajdute....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?