Foto ilustruese

Bota

Në prag të një lufte tjetër? Kina kërcënon se do të marrë Tajvanin me forcë ushtarake

10 Gusht 2022, 08:26| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 08:34

  • Share

Kina kërcënoi sërish se do të përdorë forcë ushtarake për marrjen e kontrollit të Tajvanit. Ky njoftim i bërë më 10 gusht vjen në kohën kur stërvitjet ushtarake të Kinës përreth ishullit vetëqeverisës të Tajvanit kanë rritur tensionet në nivelin më të lartë në vitet e fundit, pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi javën e kaluar.

Në deklaratën e Zyrës për Çështje të Tajvanit në Kinë theksohet se do të punojnë për bashkimin me ishullin në mënyrë paqësore, por nuk e përjashtojnë ndërhyrjen me forcë ushtarake.

“Do të punojë me sinqeritetin më të madh dhe do të bëjë përpjekje që ribashkimi të arrihet në mënyrë paqësore. “Por, ne nuk e përjashtojmë mundësinë e përdorimit të forcës dhe ne e rezervojmë mundësinë e ndërmarrjes së të gjitha masave të nevojshme. Kjo bëhet për t’u mbrojtur nga ndërhyrjet e jashtme dhe nga të gjitha aktivitetet separatiste. Ne do të jemi gjithmonë të gatshëm të përgjigjemi duke përdorur forcën ose mjetet e tjera të nevojshme për të parandaluar forcat e jashtme ose veprimet radikale të elementeve separatiste. Qëllimi ynë përfundimtar është të sigurojmë perspektiva të ribashkimit paqësor dhe të shtyjmë përpara këtë proces”, thuhet në deklaratë.

Kina konfirmoi se kërcënimet e saj janë nxitur nga Nancy Pelosi. Por, Tajvani tha se kjo ishte një vizitë rutinë dhe Kina po e përdor si pretekst për të kërcënuar.

Përveç stërvitjeve ushtarake dhe kërcënimeve për Tajvanin, Kina po ashtu ka njoftuar se do të ndërpresë dialogun me Shtetet e Bashkuara për çështjet e sigurisë detare dhe të ndryshimeve klimatike. Po ashtu, kavendosur sanksione ndaj Pelosit në hakmarrje për vizitën e saj. Tajvani i ka parë stërvitjet e Kinës si përgatitje për pushtim.

Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të "mbështesë Tajvanin demokratik" dhe "të ndalojë çdo përshkallëzim të situatës së sigurisë rajonale". Grupi i Shtatë vendeve të industrializuara, G7, kritikoi gjithashtu veprimet e Kinës, duke bërë që Pekini të anulojë një takim midis Ministrit të Jashtëm Wang Yi dhe homologut të tij japonez, Yoshimasa Hayashi.

Kina e konsideron Tajvanin si provincë të saj, pavarësisht se këto dy shtete janë ndarë më 1940 gjatë një lufte civile. Por, Pekini insiston se ky ishull do t’i kthehet dikur.

D.GJ/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 10/08/2022 09:37

    Amerika eshte shkaktare e te gjitha luftrave , por kohes se saj po i vjen fundi per fat te mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?