Walter Mazzarri

Në prag të ndeshjes me Barcelonën, Napoli shkarkon Mazzarrin, nënshkruan me një tjetër trajner italian

19 Shkurt, 22:28| Përditesimi: 19 Shkurt, 22:42

  • Share

Napoli ka shkarkuar Walter Mazzarrin nga posti i trajnerit të skuadrës. Kampionët në fuqi të Italisë, ende nuk kanë bërë asnjë njoftim zyrtrar lidhur me një lajm të tillë.

Shkarkimi i Mazzarrit vjen në prag të ndeshjes ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Ai ishte emëruar trajner në tetor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Rudi Garcian.

Trajneri i Kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, do të zëvendësojë Mazzarrin me efekt të menjëhershëm, ka bërë të ditur eksperti, Fabrizio Romano.

Calzona thuhet se ka nënshkruar tashmë kontratën e tij me klubin italian. Mirëpo, ai do të vazhdojë të mbetet edhe në krye të Kombëtares sllovake.

Marrëveshja u nënshkrua 48 orë përpara ndeshjes kundër Barçës, pasi nesër do të zhvillohet seanca e parë stërvitore e napolitanëve nën drejtimin e Calzonas.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?