Muhamet Rrumbullaku

Në prag të ndërrimit të viteve, Rrumbullaku mesazh urimi Policisë së Shtetit: Mirënjohje për punën tuaj, ju garantoj mbështetjen time absolute gjatë 2024

31 Dhjetor 2023, 09:15| Përditesimi: 31 Dhjetor 2023, 09:20

  • Share

Në prag të ndërrimit të viteve, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku iu ka dërguar një mesazh urimi të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, për t’iu shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe rezultatet e arrira gjatë vitit 2023.

Gjithashtu, në mesazhin e tij Rrumbullak, ka theksuar mbështetejen e tij për të arrirë rezultate më të mira gjatë vitit të ri 2024.

"Bashkërisht përmbyllëm një vit plot sfida, gjatë të cilit falë përkushtimit, angazhimit dhe sakrificës së të gjithëve ne, arritëm të kemi më shumë rend, siguri dhe rezultate shumë më pozitive kundër krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.

Mirënjohje dhe vlerësim për punën tuaj e cila ju ka kushtuar sakrificë, dedikim dhe kohë larg më të shtrenjtëve tuaj.

 Duke ju garantuar mbështetjen time absolute, jam besimplotë se viti i ardhshëm do të na angazhojë më shumë, më të denjë dhe më seriozë, për të mirën e qytetarëve.

Gëzuar vitin e ri 2024! mbarësi dhe shëndet në familjet tuaja”,-është shprehur Rrumbullaku.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igli: 31/12/2023 13:37

    shiko veten o kodosh, se ne shkurt do te percjelle me ceremoni ai i gjati

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?