Në prag të Krishtlindjeve, Imzot Angelo Massafra uron nga Shkodra: Gëzuar besimtarëve katolikë dhe ortodoksë

24 Dhjetor 2021, 13:27| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 13:28

  • Share

Në prag të festës së krishtlindjes, mesazhin e tij ka dhënë nga Shkodra edhe Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit e Presidenti i Konferencës.

Në mesazhin e tij për festën më të rëndësishme ai ka uruar besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, duke i uruar gëzime.

“Urimi im është për të gjithë besimtarëve katolikë ortodoksë të krishterë dhe ju njerëz me vullnet të mirë. Qoftë një Krishtlindje e shenjtë me mikpritjen e sinqertë dhe të guximshme të Jezu Krishtit në jetën tonë. Gëzuar Krishtlindjen me gëzime.”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Kremtohet lindja e Krishtit në Kishën Katolike! Frendo mban meshën e fundit në katedralen 'Shën Pali', shoqërohet dhe nga Arqipeshkvi i ri Arjan Dodaj! Besimtarët: Gëzuar! Uron dhe politika


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?