Në prag të ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit Charles III, të ftuarit e rëndësishëm mbërrijnë në Abbey

6 Maj 2023, 10:59| Përditesimi: 6 Maj 2023, 11:16

  • Share

 

Lista e të ftuarve për Mbretin Charles III është shumë më e vogël, me rreth 2,000 njerëz të ftuar.

Mes të ftuarve janë anëtarë të familjes mbretërore, kryeministri, përfaqësues nga dhomat e parlamentit, krerë shtetesh dhe anëtarë të tjerë mbretërorë nga e gjithë bota.

Ftesat u kanë shkuar edhe 850 përfaqësuesve të komunitetit në shenjë mirënjohjeje për kontributet e tyre bamirëse.

Liderët botërorë që kanë marrë ftesë për ceremoninë e sotme kanë filluar të vijnë. Në radhë të parë janë kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal dhe Zonja e Parë Olena Zelenska.

Presidenti i vendit dhe bashkëshorti i Olenës, Voldoymyr Zelensky, nuk do të jenë të pranishëm pasi vendi i tij vazhdon të mbrohet kundër pushtimit rus.

Ndërsa Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden ka mbërritur së bashku me mbesën e saj Finnegan.Vetë presidenti amerikan Joe Biden nuk do të marrë pjesë.

Gjithashtu në foto duken kryepeshkopi i Canterbury-t Justin Welby duke mirëpritur mysafirët, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace dhe kancelari Jeremy Hunt, Katy Perry, e cila do të performojë në Koncertin e Kurorëzimit të nesërm dhe shumë të tjerë që vijojnë të mbushin sallën e Abey.

 

Në prag të ceremonisë së kurorëzimit të Mbretit Charles III, të ftuarit e rëndësishëm mbërrijnë në Abbey

Lajmi kryesor:

Kurorëzohet mbreti i Anglisë Charles III: Jam për të shërbyer, jo të më shërbeni! Shiu nuk prish atmosferën në Londër! Arrestohet udhëheqësi i lëvizjes anti-monarkiste (FOTO+VIDEO)


M.T/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?