VIDEO/Në prag të 111-vjetorit të Pavarësisë, në fasadën e godinës së Bashkisë Shkodër shfaqen momentet historike të shtet-formimit

27 Nëntor 2023, 21:03| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 21:09

  • Share

Festat e nëntorit këtë vit në Shqipëri po priten ndryshe, me aktivitete dhe organizime risi.

Në prag të 111-vjetorit të Pavarësisë, në godinën e Bashkisë Shkodër, janë projektuar momentet dhe figurat kyçe që kontribuan në shtet-formimin e Shqipërisë.

Nga Ismail Qemali tek Luigj Gurakuqi, Deklarata e Pavarësisë, apo ngritja e flamurit në Shkodër, kanë qenë fotografitë të cilat janë shfaqur në faqen e murit të Bashkisë Shkodër. përmes një video-projektori, të sjella nga Muzeu Marubi në bashkëpunim me autoritetet vendore, çfarë ka sjellë edhe interesin e qytetarëve në pedonale.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?