Në port zbulohen 82 mijë euro të padeklaruara, ishin fshehur në tualetin e autobusit Bari-Durrës! Në Rinas kapet burrelsi me gati 18 mijë paund në çantë

10 Gusht 2023, 12:12| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 15:06

  • Share

Goditen dy raste të tentativës për të futur shuma të mëdha parash të padeklaruara në vendin tonë.

Në portin e Durrësit u sekuestruan 82 mijë e 550 € të cilat ishin fshehur në pjesën e tualetit të autobusit të linjës Bari-Durrës. Ndërkohë në Rinas një 28 vjeçari nga Burreli i cili banonte në Londër i gjetën në çantën e shpinës 12 820.

Ne Durrës 80 mijë euro
Operacioni në portin e Durrësit u kodua “Fluksi 2”, dhe u mbështet në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. Autobusi i linjës “Durrës-Bari-Durrës” iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm në vijë të dytë

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, i kryer duke përdorur metoda bashkëkohore, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 82 550 euro, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në pranga ranë shoferët e autobusit, Gentian Latifi dhe Vullnet Elezi, përkatësisht 43 dhe 52 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Në Rinas me gati 13 mijë paund në çantën e shpinës
Në Rinas, në bazë të analizës së riskut, në hyrje të vendit, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasi K. M. Në çantën e shpinës së këtij shtetasi, policia gjeti 12 820 paund të cilat po tentonte t’i fuste në vendin tonë, të padeklaruara.

Ndaj 28 vjeçarit nisi procedim penal në gjëndje të lirë. 

Në të dyja rastet materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit dhe asaj të Tiranës për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?