‘Në pjesën e parë kishte vetëm një skuadër në fushë’, Moratti: Conte bëri atë që duhej në dhomat e zhveshjes

10 Shkurt 2020, 18:47| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 18:52

  • Share

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, në një intervistë për mediat italiane ka komentuar derbin e ditës së dielë kundër Milanit. Moratti ka evidentuar faktin që Milan ishte një skuadër mbresëlënës në pjesën e parë, ndërsa atributet për kthesën e jashtëzakonshme të Interit ia jep trajnerit Conte.

“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, një ndeshje perfekte.

Milani luajti shumë mirë në pjesën e parë, ndërsa Interi në pjesën e dytë, ishte një nga derbit më të bukur. Në 45 minutat e para kishte vetëm një skuadër në fushë dhe ajo ishte Milani. Unë mendoj se Konte bëri atë që duhej të bënte në dhomat e zhveshjes.

Eriksen? Më tërhoqi vëmendjen për ato pak minuta që luajti. Jam shumë kurioz për të, se çfarë do të japë në të ardhmen,”-u shpreh Moratti.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?