Supersfida e javës së 31 në Air Albania Partizani-Vllaznia është mbyllur me rezultatin 0-0. Skuadrat iu frikësuan shumë humbjes duke ndrydhur dëshirën për të fituar, ndërsa ky rezultat kënaq më shumë shkodranët të cilët vijojnë të ruajnë vendin e dytë.
Më herët Laçi fitoi 0-1 duelin e mbijetesës në Niko Dovana kundër Teutës, duke i marrë vendin e 7 në renditje, ndërsa Kukësi dhe Dinamo barazuan 1-1.
Sot ndërkohë në orën 18:00 Skënderbeu që shiti në Kazakistan sulmuesin Frenklin pret në Korçë Tiranën, bardheblutë të cilët po kalojnë një moment të vështirë.
“Kemi shumë nevojë për pikët dhe do mendojmë vetëm për Tiranën. Do flasim vetëm për ato. Pas humbjes me Dinamon do shohim se si do reagojme ndaj tyre. Prap është një ndeshje e fortë, derbi dhe jemi përqëndruar vetëm në këtë sfidë,”-u shpreh Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.
Po në orën 18:00 në ‘Arenën e Demave’ Tiranë Erzeni do presë Egnatian. Dy takimet e sotme mbyllin edhe javën e 31 të Superligës.
Ne.k./ReportTv.al
Pas mbarimi kapionati kategorise trete do kete ndryshime tranjere skuadra te kategori dyte do kete ndryshime tranjeresh adriadiku do kete tranje alfretedeljallisi do jete tranjeri adriatiku veleciku do kete tranjere geri cipu memalia do kete tranjere foto shtrakosha butrinti do kete tranjere hysen dedja orikumi do kete tranjere ermal mema besjane do kete tranjere besnik hasi bulqisa do kete tranjere genc tomori skapari do kete tranjere alban hoxhA albetrili do kete tranhere altin lala murlani do kete tranjere faruk sejdinu presiq do kete tranjere salvatore kaqe klosi do kete tranjere gugash magani kucova do kete tranjere ramadan dreu turbina do kete ervin murati
Përgjigju