Foto ilustruese

Siguria rrugore, Balla: 13 583 masa administrative, pezullohen 54 lejedrejtimi

3 Dhjetor 2023, 13:38| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 13:47

  • Share

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka publikuar bilancin e masave të marra nga Policia Rrugore, gjatë javës së fundit, ndaj atyre që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla raporton se vetëm në një javë Policia Rrugore ka dhënë 13583 masa të ndryshme, si dhe janë ndaluar 22 shoferë për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugo.

“Policia Rrugore ka rritur kontrollet në gjithë territorin e vendit. Janë ndaluar nga Policia e Shtetit:

 6 persona për drejtim mjeti nën ndikim alkooli;

8 persona pa leje drejtimi mjeti;

4 persona për aksidente rrugore; dhe

4 persona të tjerë për “korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë.

Në zbatim të ligjit për çdo rast të tejkalimit kriminal të shpejtësisë në zonat e banuara dhe në rrugë të tjera, mosdhënia e përparësisë këmbësorëve, parakalimet, vendqëndrimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit apo mos-vendosja e rripit të sigurimit, përdorimi i xhamave të zinj, Policia Rrugore ka dhënë:

13583 masa të ndryshme;

54 masa për pezullim të lejedrejtimit;

24 automjete të bllokuara.

Ndërkohë nxis qytetarët dhe mediat të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit”,- shkruan Balla.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?