Futbollisti i kombëtares, Kristjan Asllani

VIDEO/ Në ndeshjen e tretë si titullar, Kristjan Asllani shënon golin e parë për Interin

4 Mars, 21:20| Përditesimi: 5 Mars, 07:43

  • Share

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani ka realizuar golin e parë në ndeshjen zyrtare me Interin.

Mesfushori shqiptar zhbllokoi ndeshjen kundër Genoas me një goditje të fuqishme brenda zonës për t’i dhënë epërsinë zikaltërve, te cilët po bëjnë një sezon te madh.

Kjo është ndeshja e tretë radhazi që Asllani luan titullar te Interi edhe për shkak se Calhanoglu ka qenë i dëmtuar. Në këtë mënyrë Asllani përligj më së miri besimin e trajnerit Inzaghi.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?