Bota

60 vjetori i ndërtimit të Murit të Berlinit, flamujt në gjysmë-shtizë në gjithë ambasadat gjermane në nderim të atyre që u vranë në tentativë për ta kaluar

13 Gusht 2021, 11:30| Përditesimi: 13 Gusht 2021, 12:29

  • Share

Në Tiranë dhe në të gjithë botën misionet diplomatike gjermane kanë ulur sot flamujt në gjysmë-shtizë në shenjë nderimi për të gjithë personat të cilët humbën jetën në përpjekje për të kapërcyer murin e Berlinit, në drejtim të një jetë të re dhe plot sfida.

Ditën e sotme Gjermania do të shënojë 60-vjetorin e nisjes së ndërtimit të Murit të Berlinit, i cili ka ndarë kombin në dy sisteme rivale politike dhe është bërë simbol i Luftës së Ftohtë për 28 vjet.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier dhe kryetari i Berlinit, Michael Mueller do të vizitojnë vendin përkujtimor të Murit të Berlinit, ku besohet se rreth 140 persona janë vrarë nga gardat kufitare të Gjermanisë Lindore, teksa kanë tentuar të ikin drejt Perëndimit.

Ndërtimi i Murit ka nisur më 13 gusht 1961, kur ushtarët e Gjermanisë Lindore kanë nisur të shtrijnë më shumë se 40 kilometra tela me gjemba dhe beton, në atë që është konsideruar mbrojtje për të parandaluar hyrjen e fashistëve në Berlinin Lindor.

Muri ka qenë 3.6 metra i lartë dhe ka rrethuar pjesën e ish-Bashkimit Sovjetik në kryeqytetit gjerman, i cili, ashtu si vetë Gjermania, ishte ndarë midis Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës dhe ish-Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore.

Muri është rrëzuar pas revolucionit që përfshiu vendet e lindjes në nëntor të vitit 1989, duke i hapur rrugë bashkimit të Gjermanisë dhe shërben si simbol I fillimit të rënies së regjimeve komuniste në vendet lindore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?