Kronikë

Në ministrinë e Drejtësisë dhe në KLGJ, ngrihen dy grupe pune për hartën e re të gjyqësorit

5 Nëntor 2021, 19:40| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 23:00

  • Share

Për krijimin e hartës së re gjyqësore janë ngritur dy grupe pune, një në ministrinë e Drejtësisë dhe një në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Kështu u bë e ditur gjatë takimit të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami dhe me përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Tiranë Benjamin Rockwell, ku diskutuan lidhur me problematikat e fundit të hartës gjyqësore.Këto grupe do të takohen javën e ardhshme për të përmbyllur në nivel teknik temat e hapura për diskutim.

Pak ditë më parë, 'Report Tv’, mësoi se 10 gjykatat që do të shkrihen janë; Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apeli që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër.

Harta ka sjellë edhe përplasje mes Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku KLP thotë se KLGJ nuk i ka përfshirë në grupin e punës. Shkrija e gjykatave sjell automatikisht shkrirjen e prokurorive, ndërkohë që KLGJ ka njoftuar se ka marrë dakordësinë e Prokurorit të Përgjithshëm Olsjan Çela për këtë draft.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?