'Ne mësojmë nga shtëpia',  foto-album me nxënësit nga tryeza e tyre e studimit

5 Prill 2020, 15:51| Përditesimi: 5 Prill 2020, 16:01

  • Share

Mësimi nga shtëpia është mënyra me të cilin po punojnë nxënësit  e të gjitha moshave në këtë periudhë që shkollat janë të mbyllura për shkak të koronavirusit. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shpërndarë një  album fotosh me nxënës të moshave të ndryshme ndërsa zhvillojnë mësimin në kushtet e shtëpisë.

Nxënësit po përdorin kompjuterin, telefonin e prindërve apo edhe duke parë leksionet në televizion për të vazhduar procesin mësimor në kushtet aktuale, në mënyrë që të mos mbeten pas me mësimet dhe të mos shtyhet viti shkollor.

Mësimi online zhvillohet që nxënësit të mos humbasin vitin shkollor dhe prej 4 javësh studimet e tyre janë fokusuar në tryezën e studimit në shtëpitë e tyre, të ndihmuar nga prindërit dhe mësuesit që në mënyrë online sqarojnë për çdo paqartësi që kanë.

Foto-album me nxënësit nga tryeza e tyre e studimit
//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?