'Në mbi 40 vite karrierë s’jam përfshirë në asnjë veprimtari kriminale', Tonin Vocaj i përgjigjet Flamur Nokës

2 Maj, 11:11| Përditesimi: 2 Maj, 11:24

  • Share

 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, u pyet sot nga gazetarët, në lidhje me akuzat indirekte që janë bërë nga deputeti Flamur Noka ditën e djeshme në Komisionin e Sigurisë, se drejtues të policisë dalin në dosjen Metamorfoza. 

"Nga informacionet e dosjes "Metamorfoza", thuhet që dhjetra drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, thuhet se edhe Drejtori i Policisë Kriminale del diku atje, janë të përfshirë, të dokumentuar në këtë dosje si implikime në trafik droge, në organizata kriminale dhe krim të organizuar", tha Noka një ditë më parë. 

Vocaj tha se nuk ka asnjë dijeni në lidhje me këtë informacion, megjithatë garantoi gazetarët dhe publikun, që në 40 vite karrierë në policinë e shtetit, sipas tij nuk ka pasur asnjë lidhje me grupet kriminale.

“Në lidhje me pyetjen nuk kam informacion të mëtejshëm për hetimet në kuadër të operacionit metamorfoza. Kam qenë drejtor i departamentit të policisë kriminale dhe ju garantoj që në mbi 40 vite që kam në polici nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari kriminale dhe nuk jam pjesë, apo lidhje me asnjë individ me rekorde kriminale në Shqipëri”, tha Vocaj.


Lajmi kryesor:

‘Tempulli 3’/ Shisnin drogë në lokalet natës e afër shkollave, 20 në pranga, 10 në kërkim! Sekuestrohet 3.5 kg kokainë! Pjesë e grupit edhe Enea Sulejmani


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?