Në Maliq organizohet festa e ‘Bukës së re’, fermerët: Prodhimi i mirë, por problem shitja me çmim të ulët

10 Gusht 2023, 17:08| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 17:12

  • Share

Mes këngësh dhe valleve tradicionale, fermerët e Maliqit festuan daljen e bukës së re që vjen pas korrjes se grurit.

Duke qenë një nga hambarët më të mëdhenj të grurit në vend kjo festë ka synuar gjithmonë nxitjen e fermerëve për të ti qëndruar besnik kulturës për kultivim të grurit

“Kjo festë e ka patur ndër vite, atë ç’ka këta njerëz punëtorë e prodhojnë bukën, jo vetëm për vete por edhe për të tjerët, pasi fusha e Maliqit është fusha e dytë pas asaj të Myzeqesë”, tha Gëzim Topçiu, kryetar bashkie.

E megjithatë, fermerët ngrenë shqetësimin për gjetjen e tregut, pasi çmimi i ulët nuk mund të nxjerrë koston e prodhimit.

“Kemi disa vite që organizohet kjo festë, sidomos për fshatin Drithas që mbahet për prodhimin e grurit

Kemi gatuar ushqime tradicionale, petulla, bakllava, byrekë

Prodhimi ka qenë sipas vendeve se dhe koha nuk e ka favorizuar. Me 200 lekë të vjetra kg nuk kemi ku e shpiem.

Prodhimi ka ngelur se nuk ka treg, problem është çmimi që edhe po të jetë, vetëm dy tre pika grumbulluese janë këtu te ne”, thonë fermerët.

Dita e grurit bëri bashkë dhjetëra banorë të zonës të cilët shijuan për orë të tëra mes harmonisë së natyrës dhe gatimeve tradicionale festën e bukës së re shoqëruar edhe nga një panair produktesh bio. Maliqi është një nga zonat me te njohura për prodhimin e grurit sipërfaqe e cila shkon deri në 3200 hektarë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • JU LUMTE: 10/08/2023 17:28

    Ta gezoni!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?