Periferi

Në mal pashë një zanë

24 Korrik 2019, 17:33| Përditesimi: 24 Korrik 2019, 17:45

  • Share

E veshur ndryshe nga sa vishen të mëdhenj e të vegjël në mal: Fustan basme me lule bojeqielli dhe të bardha, një triko dhe shaminë të lidhur në kokë siç bëjnë në disa fshatra shqiptarë. Gruaja, mbi të gjashtëdhjetat fliste gjermanisht, ndërsa shitësja e biletave të teleferikut përpiqej t’i shpjegonte në anglisht që nuk fliste gjermanisht. Megjithatë, në mënyrë të pakuptueshme, u kuptuan. Para nesh gruaja me fustanin me lule ecte ngadalë, një shkop, një këmbë që tërhiqte me mundim, nis ngjitjen në mal. Hapa të vegjël, të lehtë. E kaluam, e lamë pas, por në çdo pushim, gruaja me fustanin me lule na arrinte, dhe ashtu me hapin e lehtë, të ngadaltë, kalonte para nesh. Nëpër shtigje takon shumë njerëz; përshëndet japonezë, koreanë, amerikanë, austriakë, francezë. Të pyesin dhe pyet se si vjen rruga më tutje, çfarë të pret deri lart. Gruaja me fustanin me lule nuk pyet askënd, ecën duke u mbështetur në shkopin e saj dhe duket sikur nuk e mundon as e tatëpjeta, as dielli i nxehtë. Asgjë nuk lë gjurmë në ecjen e saj. Ngjan më e lehtë se era, e na lë pas, ose më mirë nuk dimë se ku shkoi.

Në kthim, duke zbritur me teleferikun tonë komod, pas një ecje të lodhshme e të gjatë, poshtë tij, në këmbë, shohim gruan me fustan me lule. Mes lëndinës me lule dukej si një zanë. Ose, ishte vërtetë një zanë e Malit të Bardhë?

xy/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?