Në makinë me 300km/h, kush është Cllevio Serbiano që vuri kamera për grupet kriminale në Lushnje dhe u përfshi në sherr me Noizy-n

15 Mars 2023, 12:20| Përditesimi: 15 Mars 2023, 12:29

  • Share

1658902144_Screenshot2.jpg

Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti është emër i njohur për drejtësinë. Ai po lëvizte me mikun e tij Aleks Vishaj me shpejtësi skëterrë mbi 300 km/h dhe këtë moment e filmonte duke e përgëzuar për atë që po bënte, ndonëse rrezikonte jetën e vet dhe të tjerëve.

Ai është vënë nën hetim për vendosjen e kamerave spiune në Lushnje që i shërbenin grupeve kriminale. Disa muaj më parë u përplas fizikisht me Noizyn në lokalin e reperit në Durrës duke thyer masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Çmenduri me mjete luksoze, Aleks Vishaj me mbi 300 km/h shpëton për 1 fije floku! Cllevio Serbiano: Na vrave o shok


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?