Madonna

Në 'luftë' me sëmundjen e rëndë, ylli i muzikës POP Madonna reagon për herë të parë: Dashuria nga miqtë e familja janë ilaçi më i mirë

31 Korrik 2023, 15:20| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 15:21

  • Share

 

Ylli i muzikës pop Madona, reagoi për herë të parë një muaj pasi u shtrua në spital me një infeksion bakterial që i rrezikoi seriozisht jetën. Në një postim në rrjetet sociale Madona shprehu mirënjohjen për familjën dhe miqtë që i qëndruan pranë në këtë periudhë të vështirë. 

“Dashuria nga familja dhe miqtë është ilaçi më i mirë”, shkroi Madona krahas fotove me dy fëmijët e saj. 

Madonna shprehu mirënjohjen për mikun dhe menaxherin e saj prej shumë kohësh, Guy Oseary, i cili i dhuroi asaj një Polaroid të Keith Haring të mbuluar me fytyrën e Michael Jackson të pikturuar dhe tha se ishte përlotur. Oseary njoftoi në qershor se Madonna ishte në kujdes intensiv pas një “infeksion të rëndë bakterial”. Disa ditë më vonë ajo e la spitalin, duke u rikuperuar në shtëpi.

Në fillim të korrikut, fituesja e Grammy-t njoftoi se po e riplanifikonte fillimin e turneut të saj ndërkombëtar “Celebration” për në tetor. “Faleminderit të gjithë engjëjve të mi që më mbrojtën dhe më lanë të qëndroj për të përfunduar punën time”, thuhet postimin e saj.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?