Në ‘luftë’ me koronavirusin! Tirana dezinfekton rrugët gjatë natës dhe një kërkesë nga Veliaj

15 Mars 2020, 22:24| Përditesimi: 15 Mars 2020, 22:32

  • Share

Koronavirusi tashmë ka ardhur në Shqipëri dhe pjesë e masave për të luftuar përhapjen e  tij janë edhe dezinfektimi i rrugëve, institucioneve dhe ambienteve publike.

Rrugët e Tiranës dezinfektohen gjatë natës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri një kërkesë banorëve që të mbajnë të lira rrugët e brendshme të lagjeve në mënyrë që makina e dezinfektimit të kryejë sa më mirë punën e saj.

Ju lutem mbajini rrugët e brendshme të lira nga parkimi i makinave, vetëm në këtë mënyrë mund të qarkullojnë lirshëm përgjatë natës e të kryejnë misionin e tyre mjetet e dezinfektimit!  Faleminderit për bashkëpunimin, vetëm kështu do ja dalim”, shkruan Veliaj.

Që nga zbulimi i rastit të parë me koronavirus në Shqipëri, ka nisur dhe dezinfektimi i institucioneve dhe ambienteve publike, parqeve e rrugëve në të gjithë vendin.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • jani: 15/03/2020 23:19

    Me perpara te lahen ,,,pastaj te dezifektohen….rruget ne tirane...

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 15/03/2020 23:02

    Jetoj ne Los Angeles por skam pare dezinfektim te rrugeve nga Covid-19.Cfare parandalon ky veprim a mund te ma thote ndonjeri ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?