VIDEO/ Në lot, gazetarja ukrainase qorton Boris Johnson: Fëmijë po vdesin, s'ndërhyni në Kiev sepse keni frikë! NATO i trembet Luftës së Tretë Botërore, por ajo ka filluar

1 Mars 2022, 15:08| Përditesimi: 1 Mars 2022, 15:22

  • Share

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson  u qortua sot nga një gazetare ukrainase, e cila e përlotur i tha se Perëndimi ka dështuar për t'i mbrojtur ata nga Vladimir Putin 'barbar'.

Johnson u akuzua nga gazetarja se kishte 'frikë' për të mbrojtur njerëzit, ndërsa ai po jepte një konferencë për shtyp gjatë një vizite në Poloni.

"Nuk po vini në Kiev, kryeministër. Sepse keni frikë. NATO ka frikë nga Lufta e Tretë Botërore. Por tashmë ka filluar”, tha Daria Kaleniuk.

Pasi dëgjoi në heshtje, Johnson u përgjigj se ai po bënte maksimumin, por shtoi se nuk mund të pretendonte që Perëndimi do të ndërhynte ushtarakisht.

“Fatkeqësisht që Mbretëria e Bashkuar të angazhohet në luftime të drejtpërdrejta me Rusinë, nuk është diçka që ne mund ta bëjmë”, tha ai.

Forcat pushtuese ruse i kanë përshkallëzuar sulmet e tyre, ndërsa OKB thotë se të paktën 136 civilë janë vrarë deri më tani, duke përfshirë 13 fëmijë dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar "është gati" për të pranuar refugjatë në "numra të konsiderueshëm", duke sugjeruar që kjo mund të nënkuptojë më shumë se 200,000.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson  u qortua sot nga një gazetare ukrainase, e cila e përlotur i tha se Perëndimi ka dështuar për t'i mbrojtur ata nga Vladimir Putin 'barbar'. Johnson u akuzua nga gazetarja se kishte 'frikë' për të mbrojtur njerëzit, ndërsa ai po jepte një konferencë për shtyp gjatë një vizite në Poloni.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 01/03/2022 15:14

    Bravo,gazetarja.E vertete,keto e lane Ukrainen,po mundohen te bejne tampon per te ardhmen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?