Romelu Lukaku në kohën kur ishte te Inter

Në Londër u kthye i padëshirueshëm, Inter shton kontaktet me Lukakun: Na prit, ki besim!

19 Prill 2022, 14:37| Përditesimi: 19 Prill 2022, 14:38

  • Share

Një sezon për t’u harruar është ky për Romelu Lukakun te Chelsea, i cili u ble me shumë bujë për 115 milionë euro, por që kurrë nuk i justifikoi. Tani belgu është shndërruar në një zëvendësues dhe sirenat për rikthimin te Interi janë shtuar shumë.

‘Gazetta dello Sport’ shkruan se kohët e fundit bisedat mes drejtuesve zikaltër dhe sulmuesit kanë qenë intensive. Mësohet se nga klubi zikaltër Lukaku ka marrë mesazhin ‘që të presi dhe të ketë besim’, pasi edhe dëshira e tyre është për ta rikthyer në Milano.

Sigurisht që vlera e lartë që Chelsea pagoi për lojtarin, si dhe problemet e tanishme me klubin janë pengesat kryesore të kësaj tratative, por mbetet për t’u parë nëse dëshira e lojtarit për një transferim në klubin zikaltër do t’i kalojë vështirësitë dhe të konkretizojë një rikthim të bujshëm te Interi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?