Këngëtari Flori Mumajesi dhe këngëtarja Evi Reçi

Në lidhje me Flori Mumajesin? Këngëtarja Evi Reçi i sqaron të gjitha njëherë e mirë

17 Janar 2022, 18:55| Përditesimi: 17 Janar 2022, 18:58

  • Share

Raporti mes Evi Reçit dhe Flori Mumajesit është përfolur shumë në mediat rozë, duke ngritur dyshime se përveç bashkëpunimeve në këngë, mes tyre ka diçka më shumë.

Dyshja e përfolur kanë qenë mjaft të rezervuar për jetën private, por së fundmi këngëtarja Evi Reçi i ka sqaruar të gjitha.

Ajo e ka mohuar se mes saj dhe Flori Mumajesit ka diçka më shumë se raport shoqëror si kolegë.

“Mu desh të shkëputesha për studimet e universitetit. Takohemi më rrallë por dëgjohemi. Jam shumë mirënjohëse ndaj Florit. I jam falenderuese për këngët që më ka dhuruar.

Është një jo e madhe sepse nuk ka pasur më tepër se kaq. Përtej miqësisë dhe afrimitetit që kishim si miq, vetëm bashkëpunime kemi pasur.” - tha ajo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?