Titulli: “Çesk Zadeja në muzikën shqiptare”
Autor: Vasil Tole
Botim i Akademisë së Shkencave
Çmimi: 2500 lekë
Në një monografi klasike, ku harmonizohet autobiografia dhe krijimtaria muzikore e zhvilluar pas Luftës së Dytë Botërore, etnomuzikologu Vasil Tole, sjell Çesk Zadenë të plotë. E konsideron, më të rëndësishmin kompozitor shqiptar, ndërsa krijimtarinë e tij më të individualizuarën të shekullit të XX, që arriti t’i shmangej ideologjisë komuniste.
Titulli: “Kongresi i Beratit dhe Shpallja e Autoqefalisë”
Autorë: Ardit Bido & Myrteza Sharra
Botim i Drejtorisë së Arkivave
Çmimi: 800 lekë
Një shekull më pas, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, sjell përmes një 136 dokumentesh të Arkivit Qendror Shtetëror dhe Arkivit Historik të Ministrisë së Punëve të Jashtme, kronologjinë e ngjarjeve , nga përgatitjet tek diskutimet që çuan në mbajtjen e Kongresit të Beratit dhe shpalljes së Autoqefalisë së Kishës Ortodokse, në një moment të rëndësishëm, kur të gjithë peshkopët grek ishin dëbuar nga Shqipëria për motive të ndryshme dhe duhet të zëvendësoheshin.
Titulli: “Në të mirë dhe në të keq”
Autor: Kai Pannen
Shtëpia botuese: Mediaprint
Çmimi: 1000 lekë
Me të njëjtët personazhe si tek “24 ditë në rrjetën e Merimangës”, vjen në shqip nga Migena Sejdini libri i dytë i Kai Pannen “Në të mirë e në të keq”, plot mesazhe dhe aventura. Përmes ilustrimeve, e një dialogu të pasur, një merimangë dhe një mizë, Mangu dhe Bizu, u mësojnë vogëlusheve më shumë për miqësinë, bashkëpunimin e botën e kafshëve.
K.T./ReportTv.al