Në librari/ ‘Torta e zezë’, saga që sugjeroi Obama! Me personazhe ende në politikë, satira e Sinanit për ‘Kohën e të marrëve’! Gjestila me roman për vogëlushët!

18 Qershor 2023, 11:23| Përditesimi: 18 Qershor 2023, 11:49

  • Share

Titulli: “Torta e Zezë”

Autor: Charmaine Ëilkerson

Shtëpia Botuese: “Mediaprint”

Çmimi: 1400 lekë

Është lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta të nënës së tyre, që bashkon në shtëpi motër e vëlla, që nuk flisnin prej vitesh. Testamenti që iu lë e ëma është i pazakontë: një mesazh i gjatë zanor dhe një ëmbëlsirë tipike e Karaibeve, “Torta e zezë” siç titullohet edhe libri i autores Charmaine Ëilkerson, që mban lexuesin të mbërthyer në një histori sekretesh e plagësh gjysmëshekullore...

Titulli: “Në kohën e të marrëve”

Autor: Shaban Sinani

Shtëpia Botuese: “Naimi”

Çmimi: 700 lekë

Tri dekada pasi u shkrua, “Në kohën e të marrëve” botohet e plotë. Novela me autor studiuesin Shaban Sinani, të shpie përmes satirës të mprehtë, në kapërcyell të ndërrimit të sistemeve. Çudirat e tentativës për pluralizëm, me një shi partish e shoqatash, deri në kufijtë e imagjinatës, reagimet e ministrave e zyrtarëve të kohës si dhe politizimi i masës, sjellin përmes humorit një tablo të fillim viteve ’90, kur besohej, se Evropa ishte gati të priste ikanakët shqiptarë e t’u dhuronte Parajsën e Perëndimit.

Titulli: “Zogu i Agut të bardhë”

Autor: Fatmir Gjestila

Shtëpia Botuese: “Emathia”

Çmimi: 600 lekë

E gjen frymëzimin tek mësonjëtoret e para në trojet shqiptare të Kosovës shkrimtari Fatmir Gjestila për të shkruar romanin për fëmijë “Zogu i Agut të Bardhë”. Me një shqipe të pasur e emërtime të përzgjedhura, ai sjell për vogëlushët një rrëfim universal, të mbështetur në mitologjinë vendase. Në Rrafshnaltën e Diellit përplaset rezistenca e banorëve me lakminë e zogjve ardhacakë e sy akull, ndërsa me penën e tij autori thur pëlhurën letrare të “Zogut të Agut të Bardhë”.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?