‘Në librari’/ ‘Tingulli i mbramë’, simfonia e vetmisë së prindërve shqiptarë! ‘Mister Ash’, një udhëtim misterioz me Valbona Bankën! Preç Zogaj me romanin ‘Nata’!

12 Nëntor 2023, 09:15| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 09:32

  • Share

Rubrika “Në Librari” përgatitur nga gazetarja Anila Dedaj vjen këtë fundjavë me tre tituj të rinj.

Titulli: “Tingulli i mbramë”

Autor: Gëzim Murajza

Shtëpia Botuese: Botimet Fishta

Çmimi: 800 lekë

Gëzim Murajza e zhvillon subjektin e romanit të tij të dytë në periferi, ndonëse temat që trajton, nuk kufizohen në lokacion. Në “Alpe”, me sfondin e jetës dhe peizazhit në fshat “Tingulli i mbramë”, që njofton agun, nga e hëna në të dielë, nis e dobësohet... Ndërkaq, Simoni, sjell përmes historisë së tij, simfoninë e vetmisë së prindërve shqiptarë, ku fëmijët ndjekin rrugën e tyre... Jeta e ndërtuar me ndershmëri e një ish-minatori dhe gruas së tij Lenës, që ‘kriset’nga një sëmundje e rëndë.

Titulli: “Mister Ash – Oazi i sekreteve”

Autor: Valbona Banka

Shtëpia Botuese: Mediaprint

Çmimi: 700 lekë

Një udhëtim misterioz, bën bashkë një grup të rinjsh. Lexuesi ndjek rrugëtimin e tyre drejt shtigjeve, prej vitesh të pashkelura, njësoj si të fshehtat që ata mbartin me vete... Ndërsa autorja Valbona Banka e zbulon gradualisht misterin e personazhit ‘Mister Ash – Oazi i Sekreteve’... Një libër plot karaktere, përballje natyrash e brezash, ku autorja u jep të rinjve guxim për të rrëfyer të fshehtat, vragat që i lëndojnë,  duke i bërë të kuptojnë se në jetën e çdokujt ka ngjarje që u shkaktojnë palumturi, por pavarësisht kësaj ata s’do të jenë vetëm.

Titulli: “Nata”

Autor: Preç Zogaj

Shtëpia Botuese: UETpress

Çmimi: 1000 lekë

Gruaja, fati i saj dramatik, në shoqërinë kaotike shqiptare ‘të mbrujtur’ nga mentaliteti maskilist, tranzicioni dhe ‘shuplakat’ e moralit, janë në qendër të romanit më të fundit të shkrimtarit Preç Zogaj “Nata”. Tri motra dhe një atvrasës, drejt zbardhjes së ngjarjes tronditëse, Zogaj, ‘zhbirilon’ plagët e shoqërisë, duke nxitur reflektim, apo shpëtimin e munguar të ditës ndaj dy syve të pafajshëm.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?