'Në Librari'/ Miqësi e dashuri, historia bestseller e Aristotelit e Dantes! ‘Parajsa jote’, romani ku shqiptarët gjejnë veten! Për fëmijët, ‘Udhëtim’ magjik në hapësirë

30 Korrik 2023, 08:05| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 09:09

  • Share

Titulli: “Aristoteli dhe Dantja zbulojne misteret e universit”
Autor: Benjamin Alire Saenz
Shtëpia Botuese: “Pegi”
Çmimi:1200 lekë

Është një bestseller me një histori që po korr sukses dhe në kinematografi. Romani ‘Aristoteli dhe Dantja zbulojnë misteret e botës’ i Benjamin Alire Saenz i përkthyer nga Rezarta Reso sjell me elegancë dhe ndjeshmëri, historinë e dy adoleshentëve në zbulim të vetes dhe të tjetrit. Rëndësia e miqësisë, familjes, e mbi të gjitha dashurisë që i lidh, në formën më të lirë të saj, përballë dhunës, homofobisë dhe diskriminimit racor, ftojnë lexuesin në një rrëfim emocionues.

Titulli: “Parajsa jote”
Autore: Jaehee Lim
Shtëpia Botuese: “Ombra GVG”
Çmimi:1200 lekë

Fituese e Çmimit të 9-të Botëror të Letërsisë, romani i suksesshëm ‘Parajsa jote’ i shkrimtares Jaehee Lim vjen në shqip nga Sidita Dano-Hoxhiq. Histori sakrificash e emigracioni, që zhvillohen në Haëai dhe ku lexuesi shqiptar mund të gjej veten. Fatet e kryqëzuara të dy shokëve me Najung dhe Kange, dy vajzat që  këmbejnë dy bashkëshortët e ardhshëm, të zgjedhur në foto në emër të një borxhi të vjetër.

Titulli: “KEPLER62 - Udhëtimi”
Autorë: Timi Parvela, BJORN SORTLAND, PASI PITKÄNEN
Shtëpia Botuese: “Mediaprint”
Çmimi:900 lekë

Shkenca dhe letërsia bëhen bashkë, në një situatë të mundshme kur jeta në planetin Tokë është duke u shuar. Shkrimtarët Timo Parvela, Bjorn Sortland dhe Pasi Pitkanen, zgjedhin tri heronj të vegjël për ta shpëtuar. Pas ‘Ftesës’ dhe ‘Numërimit mbrapsht’ seria fantastiko-shkencore Kepler 62 për fëmijë, edhe përmes ilustrimeve filmike,  ju bën pjesë të ‘Udhëtimit’  më të gjatë njerëzor në një stacion hapsionor.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?