‘Në librari’/ ‘Midis dy burrave’, histori në periferi të kryeqytetit! ‘Të fshehtat e Xhaipurit’, korrupsioni në Pallatin mbretëror! Simon Gjoni, në monografi dhe historia e dashurisë me Hermirën

29 Tetor 2023, 08:42| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 09:10

  • Share

Rubrika “Në Librari” përgatitur nga gazetarja Anila Dedaj vjen këtë fundjavë me tre tituj të rinj.

Titulli: “Midis dy burrave”

Autor: Riza Braholli Mborja

Shtëpia Botuese: MediaPrint

Çmimi: 1500 lekë

Era, Marli dhe Mentori, të tre personazhet rrëfejnë në vet të parë histori që të sjella me lirizëm, enden mes moralit, dashurisë, tradhtisë e ambicies për para e pushtet... Ngjarjet në romanin “Midis burrave”, me autor Riza Brahollin janë aktuale dhe zhvillohen në periferi të kryeqytetit tonë. Ato prekin tematika të larmishme, me një finale befasuese.

 

Titulli: “Të fshehtat e Xhaipurit”

Autore: Alka Joshi

Shtëpia Botuese: MediaPrint

Çmimi: 1400 lekë

Pas romanit “Artistja e kënasë”, autorja bestseller Alka Josha vjen në shqip, me historinë intriguese “Të fshehtat e Xhaipurit”, që shtrihet në fundvitet ‘60.  Ditëhijet e biznesit të ndërtimit, të lidhura me Pallatin Mbretëror, e shtyjnë protagonistin Maliku, pas kthimit në qytetin e fëmijërisë, të dyshojë dhe hetojë më tej rreth fajtorëve të vërtetë, që fshihen pas shembjes së lozhës së kinemasë moderne natën e përurimit. Histori dashurie, miqësi të vërteta dhe në sfond kultura indiane, që përplasen me pushtetin e paratë, që të pasurit përfitojnë nga Pallati Mbretëror. Libri vjen në shqip i përkthyer nga Taulant Hatia.

 

Titulli: “Simon Gjoni – Muzika dhe epoka”

Autor: Andis Gjoni

Çmimi: 500 lekë

 “Simon Gjoni – Muzika dhe Epoka”, kompozitori dhe dirigjenti i njohur vjen i rrëfyer në të gjitha dimensionet e tij në këtë 100-vjetor të lindjes. Monografinë që shpalos aspekte kyçe të krijimtarisë së tij muzikore dhe jetës personale, e shkruan i biri.  Andisi, në librin  e ilustruar me fotografi, sjell ndër të tjera dhe historinë e dashurisë mes prindërve artistë Hermira dhe Simon Gjonit.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?